www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

PD-ja e Shqipërisë zgjedh kryetarin e ri

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë zgjedh kryetarin e ri. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen më 19:00. Thirrja për votim u është dërguar 25 mijë anëtarëve të partisë. Në garë janë ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij është Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik. Pas votimit, Lulzim Basha ka thënë për gazetarët se sot nis ringritja e Partisë Demokratike. Rivali i tij Gjergj Hani i ka ftuar demokratët të marrin pjesë në votime. PD-ja shkon në këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë. Numri i anëtarëve që pritet t’iu drejtohen kutive të votimit të shtunën është reduktuar në 25 mijë, ose tri herë më pak sesa ishte në zgjedhjet e fundit në këtë parti në vitin 2021, kur anëtarësia numëronte rreth 75 mijë persona. Deri para këtij procesi PD ishte e ndarë në dy pjesë, mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës. Por, zhvillimi i këtij procesi e ka thelluar edhe më shumë përçarjen. Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga një tjetër grupim, nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.

“Kjo ditë ka domethënie të veçantë për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush. Ata mijëra demokratë që sot po u drejtohen kutive të votimit kanë duruar sulme të padenja e të pamerituara. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këtë familje politike, që bashkojnë shqiptarët”, deklaroi Lulzim Basha, kandidat për kryetar të PD-së. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara