www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mjeku nga Tetova ka mashtruar dhe keqpërdorur të dhënat e pacientëve, kurse avokati i ka ndihmuar

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Policia e Tetoves (SPB) ka parashtruar kallezim penal ndaj I.B (51) per shkak te ekzistimit te dyshimit te bazuar per kryerjen e vepres penale “keqperdorim te pozites zyrtare dhe autorizimeve”, “falsifikimin te lejes” dhe “ndihmës”, lidhur me vepren penale “mashtrim i siguruar”.

Kallezim penal eshte parashtruar edhe ndaj A.N.M. (41) nga Shkupi dhe A.L. (29) nga Tetova, pothuajse per te njejtat vepra penale te sipërshënuara.

I.B. (51) ne cilesinë e mjekut udheheqes te repartit te Traumatologjisë – Kirurgjisë ne Qendren Klinike ne Tetove, pa pëlqim dhe njohuri paraprake i ka shfrytezuar te dhenat e 6 pacientëve pêr të përpiluar raporte mjekwsore ne emer te mjekëve te punesuar ne kete institucion medicinal, pa kurrëfarë leje paraprake dhe duke keqperdorur faksimilin “Termini im”.

Raportet e këtilla, sic thote policia, ne prani te te akuzuarit tê tretë A.L., jane dorezuar tek i akuzuari i dyte A.N.M., e cila në cilësinë e avokates ne menyre te jashtëligjshme ka përgatitur autorizim ne emer te pacienteve pa nenshkrim dhe me dokumentacion tjeter plotesues, te cilat me pastaj i ka dorezuar tek kompania e sigurimit dhe ne baze te dëmshpërblimit kane marrë 297.000 denarë.
Më pastaj paratë janë tërhequr ne emer te akuzuarit të tretë.

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara