www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mesazhi automatik në gjuhën angleze i alarmoi shërbimet e urgjencës për aksident në Veles

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Në ora katër të mëngjësit një mesazh automatik i pazakontë arriti në numrin e telefonit 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave. Përmbajtja e mesazhit ishte se ka ndodhur një akisdent trafiku por në gjuhën angleze.

Telefoni i shoferit, gjatë daljes nga automjeti, është programuar që të jep automatikisht informacion në numrin e vetëm evropian të urgjencës në çdo vend evropian dhe më gjerë, se ndoshta ka ndodhur një aksident trafiku, që do të thotë se pronari i telefonit nuk është në gjendje të telefonojë dhe të kërkojë ndihmë.

Në bashkëpunim me MPB-në, thirrja është lokalizuar dhe shërbimet kanë mbërritur në vendin e aksidentit, i cili ka ndodhur në territorin e fshatit Çaloshevë, tre kilometra larg magjistrales Veles-Shtip.

Në makinën e rrokullisur ndodhej një person Iënduar dhe i bllokuar.

“Pas nxjerrjes së personit të lënduar, ekipi mjekësor i emergjencës e ka dërguar në spitalin e Velesit, dhe më pas, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, është transferuar në klinikat kirurgjikale në Shkup”, thonë nga QMK. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara