www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Labi pro Klanit: ‘Kurrë s’na kërkoi favore neve si artistë, vetëm përkrahje’

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për të refuzuar ankesën e televizionit më të madh në vend, Klan Kosova në çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit.

Labi ka shprehur keqardhjen e tij për vendimin e institucioneve, teksa ka folur për trajtimin e tij si artist dhe të kolegëvë të tjerë nga ekrani më i madh në vend.

‘Klan Kosova një medium që kurrë nuk kërkoi favore për ne si artistë, por vetëm përkrahje. Tani mu kujtua kur u bë hapja e këtij mediumi dikur por sot larg qoftë nuk dua ta mendoj atë që po ndodh por vetëm jetë të gjatë Klan Kosovës dhe mediumeve të pavarura sepse ato shtetërore komandohen nga politika’, është shprehur ai përmes një postimi në Instagram në të cilin ka etiketuar producenten e Prive, Liberta Spahiun dhe moderatorin Alaudin Hamiti.

Nga dita e djeshme, reagimet kanë qenë të shumta brenda e jashtë vendit kundrejt këtij zhvillimi të paprecedentë në botën mediale të Kosovës së pasluftës. /Prive.al

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara