www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Incidenti tek Çairçanja me tifozët e Levskit, Prokuroria kërkon paraburgim për katër persona

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar në Gjykatën Penale propozim për caktimin e masave të sigurisë ndaj katër personave për të cilët është iniciuar procedura për pjesëmarrje në incidentin në qendrën tregtare “Çairçanja” në të cilin u lëndua një shtetas bullgar. Ekziston dyshimi i bazuar se persona të moshës 28 deri në 32 vjeç kanë marrë pjesë në përleshje fizike me tifozë të klubit bullgar të futbollit “Levski”, të cilët kanë kryer vepër penale – Dhunë. Prokurori publik ka propozuar disa masa parandaluese për të dyshuarit: detyrim për t’u paraqitur herë pas here te zyrtari i caktuar në Gjykatën Themelore Penale, konfiskim të përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit, si dhe ndalim për të vizituar garat sportive. Ndërkaq është identifikuar personi i cili dyshohet se është përgjegjës direkt për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor shtetasit bullgar, por ende nuk është privuar nga liria dhe është shpallur në kërkim. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara