www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gara për kreun e PD-së, 44% e anëtarëve kanë votuar

Posted on July 29, 2023July 29, 2023 by User User1

Deri në orën 14:00, 11 mijë e 600 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Përfaqësuesi Ligjor e Zgjedhor, Indrit Sefa, tha se pjesëmarrja është brenda pritshmërive, pra deri në orën e lartpërmendur 44%.

Në garë për kreun janë kandidati potencial për fitore, Lulzim Basha dhe kandidati Gjergji Hani, një figurë e panjohur në PD.

Të dy ata pas hedhjes së votës dërgun një mesazh.

Basha tha se ka ardhur koha për një ringritje të partisë ndërsa Hani ftoi demokratët të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor të cilin e quajti të drejtë.

Në orën 8:00 ka nisur procesi i votimit dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 të mbrëmjes.

Anëtarët që do të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike.

Procesi deri më tani vijon normalisht në gjithë vendin.

Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit në PD.

Përplasjet

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat deklaronte se nuk do tërhiqej dhe do të mblidhte online Këshillin Kombëtar.

Kjo, pavarësisht se Kryesia ka kërkuar anulimin e mbledhjes dhe e ka çuar Bardhin në Komisionin e Etikës.

“Në cilësinë si sekretar kam njoftuar thirrjen e mbledhjes së këshillit kombëtar. Menjëherë sapo është bërë publik ky njoftim afër mesnatës jam njohur me një deklaratë që dilte në emër të kryesisë, që ngjante me një fletërrufe të Byrosë politike që shpallet armik dhe baltoste sekretarin e përgjithshëm të partisë vetëm se kishte zbatuar statutin”.

Ai theksoi se “reduktimi i 50 mijë anëtarëve që nuk mendojnë ashtu siç do ish-kryedemokrati Lulzim Basha, është një lëvizje që ne e kemi parë mjaft mirë, 1 vit e gjysmë më parë nga Sali Berisha”.

“Është një hall i Bashës, që po e detyron të hedhë në erë Partinë Demokratike, tashmë të shndërruar në një parti popullore që ka humbur objektivin dhe identitetin si parti me besime euroatlantike”.

Votimet

Më herët, kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana i bëri thirrje anëtarësisë së kësaj force politike që të votojnë të shtunën për zgjedhjen e kryedemokratit të ri.

“Ftesa ime për të gjithë demokratët është t’i bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD, të cilët me teserën e PD-së nuk kanë punuar për partitë e tjera politike”, deklaroi fillimisht ai.

Sipas Gjanës, grupimi i ashtuquajtur i “Rithemelimit” nuk mund të bëhet pjesë, por gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar t’i bashkohet nesër procesit.

“Zhvillimet janë të forta, të bujshme, muajt e sotme janë të nxehtë, por muajt e vjeshtës s’do jenë akoma më të nxehtë. Duke e mbyllur këtë komunikim para hapjes së kutive të votimit, i ftoj të gjithë demokratët të bëhen pjesë e këtij votimi legjitim për garën për kreun e PD”, ravijëzoi Gjana./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara