www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BE NË ETHE: Figurat më të rëndësishme po heqin dorë nga postet

Posted on July 29, 2023 by User User1

Një vit para përfundimit të mandatit të gruas më të fuqishme në Evropë, skuadra po shpërbëhet dalëngadalë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar mbeti pa zëvendëspresidentin Frans Timmermans dhe tani po largohet edhe Komisionerja për Konkurrencën e Tregut Margrethe Vestager, e cila kandidon për postin e kreut të Bankës Evropiane të Investimeve.

Në maj, komisionerja e BE-së për inovacionin Mariya Gabriel dha gjithashtu dorëheqjen pasi mori një ftesë për të marrë pjesë në formimin e qeverisë bullgare.

Edhe pse nuk është e pazakontë që komisionerët të kërkojnë një punë të re para përfundimit të mandatit të tyre, këtë herë kjo po ndodh shumë herët. Përkatësisht, mandati i Komisionit aktual përfundon më 31 tetor 2024, dhe “motorri” e Brukselit ka ende shumë rrugë për të bërë, inflacioni po rritet, numri i hyrjeve të paligjshme në BE po i afrohet nivelit të 2015 dhe kërcënimi për stabilitetin është krijuar edhe nga lufta në Ukrainë. Një problem shtesë për von der Leyen është edhe largimi i dy “peshave të rënda” politike. Timmermans me shumë gjasa do të japë dorëheqjen zyrtarisht më 22 gusht.

Sa i përket Vestager, nëse ajo merr mbështetjen e ministrave evropianë të financave, Vestager do të largohet nga Komisioni deri në vjeshtë. Ndërkohë, ka spekulime për të ardhmen e Ursula von der Leyen dhe nëse ish-ministrja gjermane e mbrojtjes 64-vjeçare do të kandidojë për një mandat të dytë pesë-vjeçar në krye të institucionit më me ndikim të BE-së.

Ka spekulime se ajo ia ka vënë syrin postit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, i cili mbahet aktualisht nga Jens Stoltenberg. Megjithatë nuk dihet ende asgjë konkretisht./koha

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara