www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tajfuni Doksuri godet Kinën me erëra të forta dhe shi

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Tajfuni Doksuri e ka goditur pjesën lindore të Kinës në orët e hershme të 28 korrikut, duke sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu në zonat bregdetare. Tajvani i ka shpëtuar kësaj stuhie vdekjeprurëse, që paraprakisht kishte goditur Filipinet. Shpejtësia e erës arriti deri në 175 kilometra në orë, ndërsa stuhia arriti në brigjet e provincës Fujian rreth orës 10:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Frika që banorët mund të rrezikohen dhe pronat të shkatërrohen bëri që Observatori kombëtar i motit ta kthejë “alarmin e kuq” më masat më të ashpra në sistemin e tij. Disa fotografi të shpërndara në rrjete sociale tregonin erëra të fuqishme që godisnin blloqet e ndërtesave të banimit në Jinjiang, një zonë urbane në jug të qytetit Quanzhou. Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga CCTV shfaqën një gazetar që kalonte nëpër rrugët e përmbytura, të rrethuara nga disa pemë të rrëzuara, duke paralajmëruar shikuesit nga kjo zonë të qëndrojnë në shtëpi përveç për raste urgjente.

Ndërkohë, disa video ku shiheshin valë të mëdha në bregdet u postuan në platformën Weibo nga People’s Daily të mbështetur nga autoritetet kineze. Tajfuni i fuqishëm Doksuri pritet të vazhdojë të lëvizë në veriperëndim drejt Kinës qendrore ndërsa intensiteti i tij gradualisht dobësohet. Por agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se stuhitë do të prekin “rajonet bregdetare të Tajvanit, Fujian, Zhejiang dhe Guangdong” deri në orën 8 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale. Qeveritë lokale dhe autoritetet e transportit u këshilluan të marrin masa paraprake pasi sistemet e kullimit dhe rrugët pritet të ndikohen nga shirat e dendur, raportoi Xinhua./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara