www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Që të distancohet nga Rusia, Ukraina Krishtlindjet do t’i festojë më 25 dhjetor

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot e nënshkroi ligjin për ndryshimin e datës së festës shtetërore Krishtlindjet nga 7 janari më 25 dhjetor, si pjesë e angazhimeve për “heqjen dorë nga trashëgimia ruse”, njofton Kiev Independent.

Sipas ligjit të ri, Dita e shtetësisë së Ukrainës do të zhvendoset nga 28 korriku në 15 korrik ndërsa, më 1 tetor në vend se më 14 tetor do të shënohet Dita mbrojtësve të Ukrainës dhe e Shën Mërisë.

Kisha e pavarur ortodokse (autoqefale) e Ukrainës dje e miratoi kalendarin e ri julian, ndërsa ndryshimi në fuqi do të hyjë më 1 shtator.

Kjo do të thotë se data e festave fetare të Krishtlindjes do të zhvendoset nga 7 janar më 25 dhjetor. 

Deri vonë, si Kisha ortodokse e Ukrainës, ashtu edhe Katolikët grekë ukrainas e përdornin vetëm kalendarin julian, i cili përdorej edhe nga Kisha ortodokse ruse.

 “Populli ukrainas për një kohë të gjatë i është nënshtruar ideologjisë ruse në thuajse të gjitha segmentet jetësore, madje edhe Krishtlindjen e festonte sipas kalendarit julian”, thuhet në elaborimin e vendimit që e votuan deputetët në Radën shtetërore nga mesi i korrikut.

Lajmet e fundit…

  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.
  • Kylian Mbappe me postim motivues pas eliminimit nga Championsi:

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara