www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prokuroria me detaje rreth incvidentit tek Çairçanja

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Prokuroria Themelore Publike-Shkup informon se është e njoftuar për aksidentin e ndodhur në afërsi të Çairçanjës dhe se ka dhënë të gjitha urdhrat e nevojshme për identifikimin e personave të cilët morën pjesë në incidentin, ku mbeti i lënduar një tifoz i klubit të futbollit “Levski” nga Sofja.

Sipas njohurive të para, siç bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë, ngjarja ishte shkaktuar derisa disa tifozë të KF “Levski” me dy vetura me targa bullgare kishin lëvizur në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanja”, ku kishin hyrë në zënkë verbale me kalimtarë të rastit dhe qytetarë.

“Tifozët bullgarë i kishin ndalur veturat dhe kishin dalë nga ato, pas çka zënka verbale kishte kaluar në zënkë fizike me një grup të qytetarëve të cilët kishin dalë nga objektet përreth. Gjatë kthimit në automobil, një shtetas bullgar 29-vjeçar ishte lënduar me mjet të mprehtë në abdomen. Te ai është konstatuar lëndim trupor i rëndë dhe është hospitalizuar. Pas intervenimit të kryer kirurgjik, ai është në gjendje stabile”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Me qëllim, siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, konfirmimit të identitetit të qytetarëve të cilët kishin marrë pjesë në ngjarje dhe të cilët sipas njohurive fillestare nuk ishin pjesë e ndonjë grupi lokal të tifozëve, si dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes, janë marrë gjurmë nga vendi i ngjarjes të cilat do të jenë mjet i ekspertizës.
Përveç kësaj, janë siguruar xhirime nga objektet përreth dhe nga kamerat e sistemit “Qyteti i sigurt”, ndërsa po ndërmerren edhe veprime të tjera.

Sa i përket incidenteve të tjera lidhur me tifozët e KF “Levski” gjatë ditës së djeshme, Prokuroria është njoftuar se janë përgatitur kundërvajtje./Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara