www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përplasen sërish Kasami dhe drejtoresha e gjimnazit të Tetovës

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Përplasen sërish drejtoresha e gjimnazit të Tetovës “Kiril Pjeçinoviq” dhe kreu i komunës Bilall Kasami. Drejtoresha Teuta Llalla, akuzoi Kasamin se ka çuar gjimnazin në kollaps ekonomik shkaku i mos lëshimit të mjeteve, si pasojë e të cilës nga dita e djeshme, gjimnazi ka mbetur pa drita.

“Çështja e energjisë nuk është i vetmi problem në Gjimnazin e Tetovës sepse, gjatë gjithë gjashtë muajve, në Gjimnaz kanë arritur shkresat nga përmbarusit, operatorë e bashkëpunëtorë të ndryshëm, që me të drejtë ligjore kërkojnë të paguhen. Dhe në fund u vendos përmes përmbarimit të marrin mjetet. Edhe tani pas marrjes së kompetencave nga ministria e Arsimit do fillojnë edhe telashet tjera të destinimit të mjeteve ndaj operatoreve që kemi borxhe. Në dhjetor ne i mbyllëm llogaritë me borxhe zero denarë, ndërsa tani kemi borxh 8.8 milionë denarë”, tha Teuta Llalla, Drejtoreshë e Gjimnazit Kiril Peçinoviq Tetovë.

Nga ana tjetër, Kasami vazhdon të jetë këmbëngulës se nuk do t’i lëshojë mjetet pasi drejtoresha e gjimnazit Teuta Llalla ka bërë keqpërdorim të fondeve, gjë që është konstatuar nga revizioni.

“E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, nuk lëshoj mjete financiare një institucioni që udhëhiqet nga një drejtoreshë e cila ka padi penale për keqpërdorim të mjeteve gjë kjo e konstatuar nga revizioni që konstatoi shkelje të rënda të shfrytëzimit të mjeteve nga bllok dotacionet”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Pikërisht shkaku i mos lëshimit të bllok dotacioneve, kohë më parë, Ministria e Arsimit, për të dytën herë me radhe i mori kompetencat kreut të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mbi gjimnazin e Tetovës, vendim ky, i cili, sipas kreut të komunës do të paditet, sepse Kasami konsideron se marrja e ingerencave për të dytën herë përbën shkelje ligjore. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara