www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“One Stop Shop” mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, nënshkruhet protokolli i fundit

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Drejtorët e drejtorive doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Stefan Bogoev dhe Genti Gazheli sot në vendkalimin kufitar Qafë Thanë e nënshkruan protokollin e fundit për zbatimin e Marrëveshjes për vendosjen e një vendkalim të përbashkët kufitar midis dy vendeve.

Siç bënë të ditur nga Drejtoria Doganore, me nënshkrimin protokollit, përfundojnë përgatitjet përfundimtare për vendosjen e një ndalese one-stop-shop në këtë vendkalim kufitar, me qëllim zbatimin e formaliteteve kufitare me efikaset dhe më thjeshtë, pritjet më të shkurtëra në kufi, gjegjësisht shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe udhëtarët.

Drejtori Bogoev theksoi se në këtë vendklaim kufitar janë kryer të gjitha punët e nevojshme infrastrukturore dhe se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet shërbimeve të drejtorive doganore dhe policisë kufitare të dy vendeve do të rezultojë në përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe udhëtarëve, përmirësimin e rezultateve në zbulimin e aktiviteteve të paligjshme kufitare, në mënyrë që të rritet edhe siguria e qytetarëve.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara