www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Motoçikleta përplaset me një veturë, humb jetën djali 17 vjeç

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Një djalë 17-vjeçar humbi jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në Strumicë në mes të një motoçiklete “Jamaha” dhe një veture “BMW”.

“Mbrëmë në orën 23:50 në SPB Strumicë është raportuar se në bulevardin ‘Goce Dellçev’ në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një motoçiklete ‘Jamaha’ me targa të Strumicës, e drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Gradashorc, i Strumicës dhe një veture ‘BMW’ me targa bullgare, e drejtuar nga Gj.D. (25) nga fshati Bosilovë, i Strumicës”, informojnë nga SPB Strumicë.

Nga lëndimet e mara, siç është bërë e ditur në kumtesë, në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë një bashkëudhëtar 17-vjeçar në motoçilkletë, ndërsa mjeku i Ndihmës Mjekësore Emergjente në Strumicë ka konstatuar vdekjen. Përderisa, lëndime të rënda trupore ka marrë motoçiklisti, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Strumicë.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë dhe ekipi mbikëqyrës nga Stacioni Policor Strumicë./almakos

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara