www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministri Lloga në Valandovë hapi fushatën promovuese për ndihmë juridike falas

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, sot qëndroi në Valandovë, ku bashkë me përfaqësues të Këshillit të Evropës hapën fushatën promovuese për ndihmë juridike falas.

Në takimin e Llogës, njoftuan nga MD, kryetari i Komunës së Valandovës, z.Pero Kostadinov, gjatë pritjes në zyrat e tij shprehu mbështetjen për aktivitetet promovuese për njohjen e qytetarëve me mundësitë e përdorimit të ndihmës juridike falas. Në takim, kryetari i komunës shprehu gatishmërinë për të mbështetur zbatimin e Ligjit për Ndihmë Juridike Falas dhe po ashtu informoi se vitin e kaluar Komuna e Valandovës ka lidhur Memorandum për Bashkëpunim me klinikën juridike në kuadër të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip.

“Qëllimi i kësaj fushate është t’u ofrojë qytetarëve informacionе të detajuarа se ku dhe si mund të gjejnë ndihmë juridike falas dhe cilat institucione/organizata e ofrojnë atë. Gjatë promovimit biseduam me qytetarët, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të merrnin materiale informative lehtësisht të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret ndihmë juridike falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimin dhe mbrojtjen sociale dhe nga sfera të tjera”, citohet në kumtesën e MD-së.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara