www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy të lënduar nga aksidenti në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Dy persona janë lënduar dje në Tetovë pasi vetura e llojit “BMW”, me të cilën qarkullonin, u përmbys. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 në bulevardin “Marshall Tito”.

“Në Tetovë, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës, një veturë ‘BMV’ me targa të Tetovës e drejtuar nga personi L.Sh. (18) nga fshati Llacë, kishte humbur kontrollin ndaj veturës dhe ishte përmbysur. Sipas informacioneve të para në aksident lëndime të rënda (fraktura në gishtat e dorës) ka marrë bashkëudhëtari V.I. (26) nga fshati i njëjtë, përderisa shoferi L.Sh. ka kaluar me lëndime në trup të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë”, informoi SPB Tetovë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara