www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bullgaria notë protestë Maqedonisë / UEFA ndalon tifozët e Shkupit për në Sofje

Posted on July 28, 2023July 28, 2023 by User User1

Bullgaria ka dërguar notë proteste ndaj Shkupit lidhur me zhvillimet e një ditë më parë në ndeshjen Shkupi-Levski dhe lëndimin e rëndë të shtetasit bullgar. Përmbajtja e saj nuk bëhet e ditur por mësohet që Sofja zyrtare të ketë dënuar qasjen institucionale ndaj shtetasve bullgar dhe brutalitetin policor. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se Ministria e Jashtme do t’i përgjigjet Sofjes zyrtare duke shtuar se ngjarjet e 27 korrikut ishin vepra të huliganëve dhe njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin.

Reagime shtesë ka pasur edhe nga partitë politike. Partia e ish kryeministrit Bojko Borisov ka kumtuar se do të kërkon llogari nga ambasadorja e Maqedonisë në Sofje. Ndërkohë deputeti dhe ish ministri nga radhët e partisë së Kiril Petkov, Daniell Rollell ka deklaruar se aktet e djeshme janë të papranueshme dhe se shtetasit bullgar do të ndjehen të barabartë në Shkup vetëm pas përfshirjes së tyre në Kushtetutë.

Dënimi i parë që pritet ndaj ekipit të Shkupit mësohet të jetë ndalimi i tifozëve Shfercerat të marrin pjesë në ndeshjen e kthimit mes Levskit dhe Shkupit. Për këtë pritet vendimi përfundimtar i UEFA-s. Ndeshja paraprakisht ishte vlerësuar me rrezikshmëri të lartë dhe UEFA kishte alarmuar dhe rekomanduar masat e nevojshme për ruajtjen e rendit. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara