www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkupi sonte luan ndaj Levskit të Bullgarisë

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Shkup, 27 korrik – Skuadra e FC Shkupit sonte me fillim prej ora 21:00 rikthehet të luaj në Arenën “Todor Proeski” për raundin e dytë të Conference League ku presin në sfidën e parë të duelit Levskin e Sofjes.

Skuadra nga Çairi kaloi në këtë raund falë 5 golave ndaj Hegelman Lituanen dhe pavarësisht se në kthim barazoi 0-0 me lituanezët optimizmi është i madh se këtë herë do të shënojnë para publikut të tyre duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt avancimit në raundin e tretë të Conference League.

Natyrisht që në këtë fazë, Levski përbën një kundërshtar shumë më të fortë se lituanezët, 26 herë kampionët e Bullgarisë kanë një traditë më shumë se 100-vjeçare, dhe në kompeticionet e UEFA-s kanë shijuar avancimin deri në çerekfinalet e Europa League dy herë, për herë të fundit në 2006.

Me një organikë ku ka lojtarë që vlerësohen mbi kufirin e një milionë eurove, bullgarët përbëjnë një pengesë aspak të lehtë, por kurrsesi të pakalueshme, me trajnerin e Shkupit Cihat Arslan që është i vetëdijshëm se këtë herë do t’i duhet një strategji ndryshe, përballë një skuadre që aplikon futbollin sulmues dhe vjen me statusin e favorites në Shkup.

Gjithsesi falë asaj që ka treguar këtë verë dhe mbi të gjitha edhe me përkrahjen e zjarrtë të tifozëve nga Çairi te Shkupi besojnë se këtë të enjte do t’u dhurojnë një paraqitje mbresëlënëse fansave shqiptarë./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara