www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shaqiri: I ndihmojmë studentët për të siguruar subvencionimin e racionit

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje me Shparkase Banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për racionet e subvencionuara të studentëve, e cila mundëson shfrytëzimin ekskluziv të mjeteve,e cila mundëson që mjetet të përdoren ekskluzivisht për sigurimin e subvencionimit të racioneve të shëndetshme për studentët. Në nënshkrimin e protokollit për zbatimin e masës morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kryetarja dhe zëvendëskryetarja e Bordit të Drejtorëve të Sparkase Bank, Sanel Kusturica dhe Nina Nedanoska.
„Në vitin e ri akademik, studentët do të marrin mjete financiare në kartelë të dedikuar për pagesë . Kjo është zgjidhja sistematike me të cilën studentët tanë, sidhe kolegët e tyre evropianë marrin mbështetje financiare vetëm për qëllimin për të cilin janë ndarë nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës – për t’i ndihmuar ata të sigurojnë subvencionimin e racionit të shëndetshëm”, tha ministri Shaqiri.
Të gjithë studentët që do të fitojnë të drejtën e subvencionimit të racionit të shëndetshëm do të duhet të nënshkruajnë marrëveshje me Sparkasse Banka për hapjen e llogarisë të veçantë, lidhur me kartelëne dedikuar për pagesë për subvencionimin e racionit të shëndetshëm, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Sparkase. Studenti nuk do të ketë shpenzime për hapjen e llogarisë, lëshimin dhe mirëmbajtjen e kartelës për pagesë.
Banka Sparkase SHA Shkup ishte zgjedhur në procedurë transparente, me thirrje publike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Subvencionimin e racionit.
“Sparkase Bank SHA Shkup, si kompani me përgjegjësi shoqërore i sigurojmë të rinjtë sepse ata janë e ardhmja e shoqërisë maqedonase.Së bashku me MASH, ne ju sigurojmë racion të shëndetshëmpër ndërtimin e shprehive të shëndetshme. Si bankë evropiane me standarde evropiane ne duam t’u afrojmë përfitimet dhe dobitë nga studentët evropianë të transferuar në shoqërinë tonë”, tha kryetari i Bordit Drejtues të Sparkase Bank, Kusturica.
Racioni i subvencionuar i studentëve është mbështetje financiare në shumë prej 140 denarë, e dedikuar për blerje të ushqimit të përgatitur dhe studenti mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, te personat juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqim.
Kartela e dedikuar është pjesë e paketës që do të marrë studenti i cili e ka fituar të drejtën e subvencionimit të racionit studentor .
“Me këtë paketë do t’u mundësojmë studentëve përfitime shtesë shumë më të mëdha. Studentët do të marrin dy kartela , njëra për blerjen e racionit të shëndetshëm kurse tjetra do të jetë kartela e pagesës Vibe on, me të cilat do të bëhen pjesë e Premium Club-it”, shtoi Kusturica.
Realizimi i subvencionimit të racionit të studentëve si zgjidhje sistematike nënkupton realizimin e angazhimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mbështetje më të madhe financiare për të rinjtë. Për këtë masë çdo vit nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ndahen mbi 940 milionë denarë./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara