www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski thotë se u beson deputetëve të VMRO-së: Po të kishin shumicë prej 2/3, ndryshimet kushtetuese tashmë do të ishin në tryezë

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

-Nëse ka shumicë prej dy tretave, ndryshimet kushtetuese do të ishin tashmë në tryezë. Është e qartë se nuk kanë dy të tretat, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski gjatë vizitës së sotme në komunën Petrovec. Ai beson se 44 deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së janë garancia e vetme se ndryshimet e këtilla kushtetuese nuk do të kalojnë. 

“Tash lufta mes individëve në Qeveri nuk është për ndryshime kushtetuese, por si të kalohet muaji gusht dhe si në mënyrë shtesë të manipulohen qytetarët dhe opinioni sepse janë para zgjedhjeve, për zgjedhje të vjeshtës. Ndërsa zgjedhjet në vjeshtë për disa nga ministrat e qeverisë që janë pjesë e partnerit më të vogël të koalicionit LSDM do të nënkuptojnë fundin e karrierës së tyre politike. Por edhe për disa nga ministrat që janë pjesë e BDI-së do të thotë edhe fundi i karrierës së tyre politike, sepse besoj fuqimisht se do të befasohen pakëndshëm nga rezultati që do të ndodhë nëse ato zgjedhje janë të hershme në vjeshtë”, tha Mickoski.

Pasi që të kalojë gushti dhe shtatori, sipas Mickoskit nuk do të ketë bazë kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

“Në mars, prill kemi zgjedhje të rregullta presidenciale. Këtu më mos kërkoni politikë, por politikbërje personale si të jenë në funksion edhe disa muaj, të vjedhin, të kurdisin tenderë në katër sy, t’i ngasin veturat e fqinjëve, miqve”, tha Mickoski, duke shtuar se qeveria e re planifikon që t’i hetojë këto të dhëna. /Tv21.mk

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara