www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbi 5.44 miliardë euro qytetarët e Maqedonisë i ruajnë si kursime nëpër banka

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Shkup, 27 korrik – Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, mbi 5.44 miliardë euro janë regjistruar nëpër bankat e vendit si kursime apo depozita të qytetarëve.

Këto kursime janë sipas të dhënave deri në muajin qershor 2023, dhe se bëhet fjalë për kursimet totale të qytetarëve, përcjell portali Faktor.

Depozitat në bankat e vendit kanë ardhur në rritje të vazhdueshme dhe çdo muaj gjatë gjithë periudhës së kaluar, madje edhe në muajt e inflacionit jashtëzakonisht të lartë.

Pra, sipas shifrave të BPM-së, vetëm në muajin qershor kemi rritje të depozitave të qytetarëve për 63 milionë euro. Ose, nëse shihen si rritje në përqindje, depozitat janë rritur me 1.2 për qind krahasuar me një muaj më parë.

Kjo tha se deri më tani kursimet bankare janë zgjedhja numër një për qytetarët dhe se ata ende preferojnë që paratë e tyre t’ua besojnë bankave, përcjell INA.

Sa i përket valutave, qytetarët gjithnjë e më shumë e preferojnë denarin vendor si opsion kursimi, madje në qershor kanë deponuar më shumë në denarë sesa në valuta tjera.(INA)

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara