www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Grubi realizoi takim me Marash Dukaj, ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Shkup, 27 korrik – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti sot në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ministrin e administratës publike të Malit të Zi, z. Marash Dukaj.

Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona dhe imperativin e përforcimit të koordinimit tonë institucional në rrugën e përbashkët eurointegruese.

Njoftova ministrin Dukaj mbi përcaktimin e palëkundur proeuropian të koalicionit qeverisës në vendin tonë dhe për ndërmarrjen tashmë të hapit kyç për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend.

Mbështetja e ndërsjelltë në tejkalimin e sfidave drejt horizontit europian dhe projektimi i përbashkët i së ardhmës progresive është çelësi i vetëm i suksesit që kemi në duar.

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara