www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bekteshi: Çdo qytetar duhet të paguajë rrymë aq sa ka harxhuar

Posted on July 27, 2023July 27, 2023 by User User1

Ministri i Ekonomisë, KReshnik Bekteshi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.

Bekteshi thotë se çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar.

“Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjinë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në transmetimin e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike. Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut”.

“Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”, thotë Bekteshi./koha

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara