www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VIDEO/ Dy gola me të djathtën dhe një asist, Lionel Messi shkëlqen në SHBA

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Me stadiumin të mbushur, Tata Martino nuk zhgënjeu dhe hodhi në fushë nga minuta e parë Lionel Messin.

FLORIDA – Inter Miami fitoi 4-0 kundër Atlanta United, me sfidën që vlente për Kupën e Ligës në SHBA. Me stadiumin të mbushur, Tata Martino nuk zhgënjeu dhe hodhi në fushë nga minuta e parë Lionel Messin.

Kampioni i botës tregoi cilësitë e padiskutueshme në këtë duel, teksa shënoi dy gola dhe dhuroi një asist. Gjithçka u zhbllokua pas vetëm tetë minutave lojë, me Messin që gjeti golin e parë. Në të 22 minutë, pas një asisti të Taylor, sërish Messi do gjente rrjetën po me këmbën e djathtë.

Në fundin e pjesës së parë Taylor mbylli llogaritë për 3-0, teksa sërish i njëjtë në fraksionin e dytë shënoi për 4-0, pas asistit të Messit. Veç “Pleshtit” që çoi peshë tifozët, lojë të mirë zhvilloi edhe Busquets, duke marrë në dorë regjinë e mesit të fushës.

Në vetëm dy ndeshje të luajtura, Messi ka bërë për vete tifozët në SHBA, duke shënuar tre gola dhe dhuruar një asist./Shqiptarja.com

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara