www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Tërmet” në PS, Rama shkarkon sekretariatin

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Zhurma mes socialistëve u krijua ende pa u mbledhur Asambleja Kombëtare. Lajmi se ministrja Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga detyra rodhi në mënyrë të pazakontë, por qe u mohua sapo mbërriti Edi Rama në Asamble.

Damian Gjiknuri nuk do të jetë më sekretar i përgjithshëm i PS. Këtë post, Edi Rama ia besoi Blendi Klosit, por deri në Shtator. Përtej spostimit nga ky post, Gjiknuri është optimist për të ardhmen.

Më mirë do të bëhet”, tha Gjiknuri.

Kryesocialisti ndryshoi të gjithe Sekretariatin, emrat e të cilëve pritet të zyrtarizohen në fillim të sezonit të ri.

Një tjetër vendimarrje e Edi Ramës ishte vendosja e Bledi Çuçit në krye të grupit parlamentar të PS, i cili e komentoi shkurt por me modesti.

Teksa drejtësia i ka rrëmbyer jo pak bashkëpunëtorë, Edi Rama nuk la pa paralajmëruar ata të cilët ende vijojnë t’i qëndrojnë në krah, se historia mund të përsëritet edhe për të tjerë. Pa përmendur emra, Edi Rama ua bëri të qartë edhe njëherë se PS nuk do jetë mburojë për askënd.

Të vetmit që mundën të përfitonin nje vleresim pozitiv ishin Elisa Spiropali dhe Taulant Balla, të cilëve Edi Rama u njohi meritat sidomos për angazhimin parlamentar./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara