www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ter Stegen thumbon Interin: Ata dëshmuan që me fat mund të shkosh në finalen e Championsit

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Dihej mirë se te Barcelona nuk kishte ndonjë simpati të madhe ndaj Interit dhe Ter Stegen, portieri i “Blaugranas”, vetëm sa e ka konfirmuar këtë. I intervistuar nga “Marca” , numri një gjerman bëri një goditje ndaj “Nerazzurrëve” që nuk kaloi pa u vënë re as në Spanjë.

Ai ka vënë në dyshim kualitetet e skuadrës së Simone Inzaghit të cilët arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Manchester City, duke thënë se kjo ishte një dëshmi se deri aty mund të arrish edhe me pak fat.

“Me Interin e kemi parë që me pak fat mund të arrish në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Ter Stegen.

Marrëdhëniet mes Interit dhe Barcelonës janë tensionuar veçanërisht pas përballjes së dyfishtë evropiane që u zhvillua në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.

“Unë mendoj se tripleta e Manchester Cityt e merituar sepse ata janë klubi më i mirë që mbetën në atë garë me trajnerin më të mirë në botë”, tha më tutje Ter Stegen.

Me pak fjalë, te Barcelona ka ende një llogari të hapur me Interin dhe Ter Stegen ishte i prirur ta përsëriste atë në mënyrën e tij./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara