www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LAJMI I FUNDIT: EVN me polici dhe njësitë speciale po tenton të futet në Sllupçan

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Kompania energjetike EVN-Maqedonia ka bërë kërkesë për përforcim dhe shoqërim të policisë me qëllim futjen në Sllupçan të Kumanovës dhe ti vënë orëmatësit jashtë shtëpive. Madje, banorët thonë se, përveç policëve të uniformuar, po priten edhe pjesëtarë të Njësiteve Speciale.

“Duket se kanë vendosur me provoku rëndë nëse na futen me policë dhe njësitë speciale. Nuk duam probleme, këtë duhet ta dije gjithkush, sepse po shihet se vet provokojnë që ne të eskalojmë situatën. E përsëritim se nuk jemi kundër orëmatësve, por do të vihen tek ne kur të mbarojnë në fshatrat e banuar vetëm me maqedonas, si në Umindoll, Ljubidrag, Novi Sellë, Reçicë, Rezhanovc…”, thonë banorët e Sllupçanit.

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit, Ekipe të shumta të EVN-Maqedoni kanë tentuar të futen në fshatin Sllupçan të Likovës dhe të vënë orëmatësit jashtë shtëpive, përkundër marrëveshjes ditë më parë mes banorëve dhe drejtorisë së EVN-së që, të përmbyllen bisedimet konkrete dhe më pas, të lejohen aktivitetet punuese të kompanisë energjetike./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara