www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bislimoski e mori mandatin e ri për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Shkup, 26 korrik – Marko Bislimoski mori mbështetje nga deputetët për mandatin e dytë për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Uji dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale në vazhdimin e sotëm të seancës së 120-të të Kuvendit. Anëtarë të këtij trupi janë zgjedhur, Aleksandar Çabotarev, Faton Ambari dhe Merita Dema.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e seancës së 120-të i zgjodhi Keti Petkovën anëtare të Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Spase Gligorovin drejtor të Agjencisë për Administratë.

Deputetët sollën edhe vendim për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.

Në kuadër të seancës u hap debati për propozimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarët e Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit pensional kapital financiar. Deputetët e VMRO-DPMNE-së në opozitë me vërejtje se edhe pse bëhet fjalë për organ të pavarur, megjithatë kandidatët e propozuar janë kandidatë partiakë. Sipas tyre, kandidati për kryetar të këshillit të ekspertëve e këtij organi pesëanëtarësh, Maksud Ali, ka qenë kandidat për deputet i LSDM-së në vitin 2014. Ata shfaqën dyshim se në përzgjedhje nuk ka kritere të definuara mjaftueshëm do të thotë ekspert i cili mund ta drejtojë Këshillin e ekspertëve.

Anëtarë të Këshillit janë propozuar Darko Sazdov, Borçe Bozhinovski dhe Marina Makenaxhieva.

Kuvendi paraprakisht mbajti edhe Seancë solemne me rastin e 60-vjetorit të tërmetit katastrofik që e goditi Shkupin. Deputetët duhet të vazhdojnë me seancë të re prej orës 15. Në rend dite të kësaj seance është Propozim-vendimi për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të parandalimit të kanosjeve të sigurisë dhe përforcimit të sigurimit të INP Idrizovë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara