www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksidentohet autobusi në Senegal, humbin jetën 23 persona

Posted on July 26, 2023 by User User1

Të paktën njëzet e tre njerëz besohet se kanë humbur sot jetën në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Senegalit, njoftonte presidenti vendit Macky Sall.

Më herët zyrtarë të zjarrfikësave dhe ndihmës s shpejtë thanë për mediat se 22 njerëz kishin humbur jetën dhe të paktën 50 ishin plagosur.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Ngeune Sarre në rajonin Louga, por zyrtarët nuk shpjeguan shkakun, apo dhe kohën e aksidentit.

Ata kishin publikuar vetëm pamjet e autobusit të shkatërruar në anë të një rruge rurale teksa viktimat e të plagosurit dukej se ishin larguar

Presidenti në komentin e tij bënte tirrje për më shumë kujdes në rrugë nga drejtuesit, ndërsa ministri i brendshëm Abdoulaye Diome tha se ishte duke shkuar në vendin e aksidentit.

Në janar të këtij viti, 19 njerëz humbën jetën dhe 24 u plagosën në një aksident në të njëjtën zonë teksa autoritetet janë kritikuar shpesh për numrin e madh të aksidenteve në rrugët e Senegalit.

Qeveria ka reaguar disa herë duke vendosur masa të reja si ndalimi udhëtimit të autobusëve gjatë natës, por efektet kanë qenë të vogla.

Janë disa vende në Afrikë ku automjetet e vjetëruara, zyrtarët e korruptuar dhe shkaqe të tjera kontribuojnë në numrin e tragjedive të transportit.

Të paktën njëzet e tre njerëz besohet se kanë humbur sot jetën në një aksident të rëndë automobilistik në veri të Senegalit, njoftonte presidenti i vendit.

Aksidenti kishte ndodhur në fshatin Ngeune Sarre në rajonin Louga, por zyrtarët nuk shpjeguan shkakun, apo dhe kohën e aksidentit./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara