www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Punëtorët e larguar nga Higjiena Komunale- Shkup do të kthehen në punë, Inspektorati me vendim

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Sindikata e Maqedonisë njoftoi se dhjetëra punëtorë të larguar nga puna në Higjienën Komunale – Shkup, janë kthyer në punë pasi Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë vendim në favor të tyre.

“Ju informojmë se Inspektorati Shtetëror i Punës, pas ankesës së dorëzuar nga punëtorët e Higjienës Komunale Shkup të larguar nga puna, me ndihmë juridike falas të ofruar nga sindikatat, ka miratuar masë inspektuese me të cilën menaxhmenti i Higjienës Komunale Shkup duhet të miratojë akt me shkrim me të cilin do të anulohet vendimi për largim nga puna, për shkak se janë në kundërshtim me ligjin dhe kontratën kolektive”, thekson Sindikata.
Në fillim të korrikut, një grup punonjësish nuk grumbulluan mbeturina nëpër Shkup në shenjë revolte ndaj menaxhmentit të Higjienës Komunale, pasi dhjetëra kolegëve të tyre pa asnjë arsye nuk iu vazhduan kontratat.

Në mesin e të shkarkuarve nga puna ishte edhe kryetari i Sindikatës së Higjienës Komunale, Deli Dardishta. Nga Qyteti i Shkupit dhe drejtoresha Kosana Mazneva kanë thënë se vetëm një grup ka refuzuar të punojë dhe ka penguar.

Sindikata pret që Bordi i drejtorëve të PK Higjiena Komunale Shkup në seancën që do të mbahet sot të veprojë në përputhje me masën e inspektimit dhe kundërshtimet e parashtruara nga punëtorët, gjegjësisht të marrë vendim me të cilin do të anulohen vendimet për largim nga puna dhe të punësuarit të kthehen në vendet e tyre të punës.(INA)/Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara