www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prej nesër erë e fuqishme, shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, të enjten temperatura dukshëm më të ulëta

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Shkup, 25 korrik – Prej nesër pritet ndryshim i motit. Siç paralajmëron DPHM, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë  nxehtë, do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore, në shumë vende edhe mbi 60 kilometra në orë. Pastaj, në fund të ditës, për shkak të paraqitjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, do të fillojë të fryjë erë e fuqishme, përkohësisht e përforcuar veriore. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër.

Sipas DPHM-së, era e fuqishme veriore do të vazhdojë të fryjë edhe të enjten kur pritet dukshëm të ulet temperatura e ditës, për rreth dhjetë gradë. Do të ketë kushte edhe për shi të lehtë lokal.

 Pastaj moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara