www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në një çantë të mallrave të përdorura gjenden brenda 22650 euro

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Policia po pret ende që të dalë pronari i çantës me 22650 euro, të cilën e ka ofruar një dyqan mallrash të përdorura në qytetin e Limburgut.

Punonjësit e një dyqani që ofron mallra të përdorura i gjetën paratë gjatë një kontrolli të çantës para shitjes. Është e paqartë se si askush nuk i ka gjetur paratë më herët, përkatësisht si ka ndodhur që nga 20 qershori, kur çanta është sjellë në dyqan, ajo nuk është ekzaminuar.

Punëtori Mihiel Vacel tha se nëntë nga 10 çantat e dorëzuara në dyqan janë bosh.

“Mirëpo, kjo qese ishte e mbushur me kartëmonedha, nga 50 deri në 500 euro. Nuk mund ta besoja kur e pashë. Mendova se ishin para false. E njoftova menaxherin dhe më pas konstatuam se ishte 22650 euro”, tha Vacel.

Policia lokale bën me dije se deri më tani askush nuk është paraqitur për paratë.

“Paratë dhe çanta janë në mbrojtje sipas udhëzimeve të prokurorisë”, njoftoi policia./abcnews.al

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara