www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Edhe një deputet i shumicës parlamentare deklarohet kundër ndryshimeve kushtetuee (FOTO)

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1
Shkup, 25 korrik - Në kohën kur presim rritje të numrit të deputetëve që përkrahin ndryshimet kushtetuese, kundër tyre ka dalur edhe deputeti Enes Ibrahim, i cili është deputet i Partisë Lëvizja e Turqve, pjesë e koalicionit qeverisës. 

Ai përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se amendamenti i dytë kushtetues i propozuar nga qeveria, i cili është amendament sa i përket përbërjes së Komisionit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, është jokushtetues, shkruan Zhurnal.
“Amendamenti i propozuar i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Amendamenti XII, i cili i referohet Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, është jo kushtetues.

Në fakt, me propozimin e ri, numri i anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, në vend të 19 anëtarëve të tanishëm, duhet të rritet në 43, me nga 16 anëtarë nga radhët e maqedonasve dhe shqiptarëve në Kuvend dhe nga një anëtar për të gjitha komunitetet tjera.
Ky propozim nuk respekton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të garantuar me Kushtetutë”, shkruan Ibrahim në Facebook./Zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara