www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Anketë: Rritet përkrahja e qytetarëve për kryeministrin Kurti, shkon mbi 51 për qind (Dokument)

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Prishtinë, 25 korrik – Të dhënat nga anketa e opinionit e prillit 2023, realizuar me mbështetje të UNDP dhe USAID , tregojnë se mesatarisht, kënaqshmëria e qytetarëve me institucionet qendrore të Kosovës është rritur për 5.9 pikë përqindje. 

Kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 kur ishte 41%. 

Kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, duke treguar rritje për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022 (44.95%), transmeton Zhurnal. 

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022. 

Niveli i kënaqshmërisë me Presidenten kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022. 

Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, duke kapur vlerën prej 29% për të dyja institucionet, krahasuar me 24.4% dhe 22% përkatësisht, në nëntor 2022./Zhurnal

Linku te rezultatet e plota të anketës: https://www.undp.org/sites/g/files/zskgke326/files/2023-07/undp-alb.pdf

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara