www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Produktet nga Serbia po zëvendësohen me produkte nga vendet e rajonit

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Kosova ka importuar dhe eksportuar më pak mallra gjatë muajit të kaluar krahasuar me një vit më parë. E vendosja e masës së sigurisë për importin e mallrave nga Serbia ka ndikuar që tregtarët kosovarë ta riorientojnë tregun. Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, produktet serbe u zëvendësuan me ato që prodhohen në vendet e tjera

Ngadalësimi i inflacionit dhe zhvlerësimi i euros kanë ulur ritmin e tregtisë së jashtme të Kosovës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, gjatë qershorit u importuan mallra në vlerë 467 milionë eurove apo rreth 5.2 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Muajin e kaluar pati, po ashtu, më pak mallra kosovare në tregjet ndërkombëtare. Rënia ishte me 8.1 për qind.

E shkaku i masës së sigurisë që Qeveria vendosi ndaj importit nga Serbia, gjatë qershorit ndryshuan edhe partnerët tregtarë.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me gjithë sfidat, tregtarët kosovarë kanë riorientuar tregun.

“Shumica e produkteve që janë të importuara nga Serbia janë produkte të prodhuara nga kompanitë evropiane dhe tani për shkak të masës që është në fuqi, e cila nuk është vendosur për shkak të importuesit apo eksportuesit, por sipas informatave që na kanë arritur ne disa kompani për shembull gjermane i kanë riorientu kompanitë kosovare që të marrin nga vendet tjera të kompania e njëjtë që e kanë amë ose që kanë në kompani për shembull në Sofje”, u shpreh Rafuna.

Pjesa më e madhe e mallrave në Kosovë importohen nga vendet e Bashkimit Evropian që gjatë qershorit ishin rreth 200 milionë euro apo 43 për qind e importeve të përgjithshme. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Gjermania, Italia dhe Greqia./koha.net

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara