www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mexhiti, Kasami dhe Gashi në takim për një bashkëpunim të mundshëm

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Liderët e Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami sot do të takohen me Izet Mexhitin, i cili para ca kohësh paralajmëroi se do të formojë lëvizje të re politike në të cilën tashmë janë përfshirë tre deputetë të radhëve të BDI-së, konfirmoi për MIA-n Mexhiti.

Në tryezën e përbashkët, Mexhiti, Kasami dhe Gashi pritet t’i vendosin qëllimet e përbashkëta dhe do t’i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit.

Tani e disa muaj në tryezë është vendosur pika për bashkimin e bllokut opozitar shqiptar. Qëllimi është bashkimi kundër BDI-së se vlerësojnë se funksionarët e atjeshëm kujdesen vetëm për ta, por jo edhe për qytetarët.

Siç potencojnë nga Alternativa për MIA-n, pas përfundimit të takimit mediat do të informohen përmes kumtesës.

Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami javën e kaluar paralajmëroi se do të bashkëpunojë në një bllok opozitar më të gjerë edhe me Izet Mexhitin, të cilin e pret të formojë parti. Sipas Kasamit, është e mundur opozitarët të kenë listë të përbashkët./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara