www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Korridori i 8/ MPJ të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mblidhen në Brindisi

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Brindisi, 24 korrik – Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mblidhen të enjten në Brindizi, Itali, në kuadër të një nisme e cila synon rritjen e bashkërendimit midis vendeve që përshkohen nga Korridori Panevropian VIII.

Korridori Panevropian VIII është një infrastrukturë strategjike midis Detit Adriatik e Detit të Zi, platformë ideale për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit.

Në një njoftim për shtyp të ambasadës së Italisë në Shqipëri bëhet e ditur se në qendër të punimeve të këtij takimi do të jenë integrimi dhe bashkëpunimi, trajtimi i temave si lidhja, infrastrukturat, rritja ekonomike dhe dialogu me shoqërinë civile.

Në mbledhje do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Mariya Gabriel dhe ministri për Punët e Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Punimet, që do të zhvillohen brenda Castello Federiciano duke nisur prej orës 11:30, do të paraprihen në orën 11:15 nga një fotografi e përbashkët. Në përfundim të punimeve, rreth orës 12:50, në Klubin e Oficerëve të Marinës Ushtarake pranë Castello Federiciano, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara