www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Drunjë të rrëzuar për tokë/ Ekipe të NP Parqe dhe Gjelbërime në terren për t’i mënjanuar

Posted on July 24, 2023July 24, 2023 by User User1

Ndonëse nga pamjet duket sikur po bëhen dru për dimër. Por jo, në fakt janë drunjtë e dëmtuar ditën e djeshme nga shirat e rrëmbyeshëm të shoqëruar me breshër në të gjithë qytetin e Shkupit.


Ndodhem në Çair më saktësisht në parkun e Çairit. Edhe këtu si në shumë zona tjera të Shkupit, vërshimet e ditës së djeshme kanë dëmtuar drunjtë e këtij parku dhe shumë zonave tjera të gjelbëruara. Duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve dhe gjithashtu edhe duke prishur bukurinë e këtyre parqeve. Ne kemi ardhur për të vëzhguar nga afër se a po pastrohen drunjtë të cilët janë dëmtuar nga vërshimet dhe nëqoftëse po pastrohen deri ku kanë arritur me pastrimin e të njejtëve.

Pamje nga drunjtë inserte të ndryshme…

Gjithashtu edhe qytetarët shprehën shqetësimin se kjo ndodhi ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Ne jetojmë, 50 metra nga ktu tek parku kryesor.

A kanë rënë drunjë në zonën tuaj?

Kanë ra, kanë ra drunjë.

A ka qenë rrezik për jetën e njerëzve?

Po, ata që kanë qëlluar jashtë shtëpive të tyre në momentin kur ka qenë furtuna, atëherë kanë qenë në rrezik 100%

Ndryshe drunj të rrëzuar ka nëpër disa komuna dhe siç shihet në terren tashmë kanë dale ekipe të NP Parqe dhe Gjelbërime për t’i mënjanuar./Tv21

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara