www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Valë e re sulmesh ruse mbi Odesa

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Nga Ukraina bëhet e ditur, se nga sulmet e fundit ruse mbi qytetin port në Detin e Zi, Odesa janë vrarë dy civilë, janë plagosur 22 vetë si dhe janë dëmtuar apartamente banimi.

“Odesa: një tjetër sulm natën i monstrave”, shkroi në shërbimin Telegram, Oleh Kiper, guvernator i rajonit jugor ukrainas për Odesën duke bërë të ditur se “për fat të keq kemi një civil që është vrarë”. Sipas të dhënave të Kiper ka pasur dëme në “infrastruktururën civile, ndërtesa banimi dhe institucione fetare.” Sipas agjencive është dëmtuar rëndë edhe kisha më e madhe ortodokse e qytetit Odesa. Nga Kievi njoftohet gjatë së dielës se janë vrarë dy civilë dhe janë plagosur 22 vetë pas sulmeve ruse mbi Odesa.

Ushtria ukrainase në fillim të qershorit dha sinjalin për kundërofensivën me synim rimarrjen e zonave të pushtuara nga Rusia. Qëllimi i deklaruar ishte edhe vendosja e Krimesë nën kontrollin e Ukrainës. Përmes gadishullit të Krimesë kalon edhe një pjesë e madhe e furnizimeve për trupat ruse në jug të Ukrainës. Vetëm në fillim të kësaj jave u dëmtua nga një sulm ura 19 km e gjatë që lidh tokën ruse me Krimenë./Tv21.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara