www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rodosi në flakë, turistët braktisin hotelet dhe akomodohen në ambiente të tjera

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Qindra turistë që u evakuuan nga hotelet që ndodheshin shumë pranë fronteve të zjarrit të madh në Rodos, janë strehuar në ambiente të tjera.

Sikurse duket nga pamjet, turistët vërshojnë në hollin e hotelit me bagazhet e tyre.

“Ne jemi të bllokuar, por të sigurt në Rodosin jugor,” shkruan ata në rrjetet sociale.

Greqia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka ngritur shtabin e evakuimit për të gjithë turistët e huaj që duan të largohen për shkak të zjarreve.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gjerapetritis, është krijuar shtabi i posaçëm i krizave me qëllim nisjen e evakuimit për mijëra turistë të izoluar prej zjarreve masive në ishullin e Rodosit. Situata është tepër e vështirë në terren ndaj dhe autoritetet greke kanë nisur planin e evakuimit për më shumë se 30-50.000 turistë të huaj që duan të largohen nga ishulli i përfshirë nga zjarret./Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve
  • Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar
  • Mickoski: Shumë shpejt do të ketë zgjedhje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara