www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paraburgim për 35 vjeçarin që kërkohej me fletarrestim ndërkombëtar

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Prokuroria Themelore Publike Strugë në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë i moshës 35 vjeçare, për të cilin prej 31 majit është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë. Më 22 korrik shtetasit të huaj i është hequr liria në pikën kufitare Qaf Thanë. Autoritetet belge kërkojnë që ai të vuajë një dënim me burg prej 3 vjet e 4 muaj, sepse sipas legjislacionit belg. Personi në fjalë ishte dënuar për krimet e falsifikimit, pastrimit të parave, tregtisë ilegale të armëve, organizimit kriminal dhe falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së paraburgimit për shtetasin e huaj duke pasur parasysh se ai është në arrati nga autoritetet shtetërore të Belgjikës dhe nëse lirohet, ai mund të bëhet sërish i padisponueshëm për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara