www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Moti i ngrohtë, shtohen intervenimet e Ndihmës së Shpejtë

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Shkup, 23 korrik – Në Ndihmën e Shpejtë në Shkup këtyre ditëve është rritur numri i thirrjeve, ndërsa dje, për dallim prej ditëve të kaluara, ka shumë intervenime në vendet publike, por jo vetëm për kolapse nga moti i nxehtë, deklaroi për MIA-n dr. Gjorgji Karamanovski, përgjegjës i turnit të Ndihmës së shpejtë. Gjatë javës, siç tha, ka pasur më shumë aksidente, minimum nga pesë deri në gjashtë gjatë ditës, ndërsa numri i kolapseve ka qenë nga katër deri në pesë.

“Sot nuk ka asgjë që është ekstreme, aksidentet janë më të pakta, nga mëngjesi janë dy me lëndime më të lehta. Kolapset janë standarde sa janë çdo ditë. Por ka shumë intervenime në vende publike dhe ato nuk janë vetëm kolapse, por edhe të lënduar, të rrëzuar etj. Ka pasur edhe një të rrëzuar nga traktori në Zelenikovë, një sulm epileptik në Parkun e Qytetit”, tha dr. Karamanovski.

Kolapset i referohen, motit të nxehtë edhe për arsye se qytetarët nuk i dëgjojnë rekomandimet për t’iu shmangur daljeve kur është më së nxehti. Edhe aksidentet dje, në të cilat nuk ka të lënduar rëndë, sipas mjekut, mbase janë pasojë edhe nga koncentrimi i zvogëluar.

“Janë persona me lëndime të lehta. Si duket koncentrimi u është zvogëluar, të gjithë shpejtojnë diku, moti i nxehtë e bën të veten njëjtë sikurse edhe jeta dinamike”, shton mjeku. Ai rekomandon të respektohen rekomandimet shëndetësore – në këtë periudhë të mos dilet, të konsumohen sasi të mjaftueshme të lëngjeve, të mbahet veshje e lehtë, kapele, syze dielli. Për shkak të pushimeve vjetore, Ndihma e shpejtë punon me numër të reduktuar të ekipeve në terren./koha

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara