www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Modelet e reja M3 dhe M4 do të jenë tërësisht elektrike?

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

E ardhmja e supermodeleve të BMW-së, M3 dhe M4 duket se do të jetë elektrike. Më 2022, shefi i departamentit të zhvillimit në BMW, Frank Weber, ka paralajmëruar se modeli i ardhshëm M3 mund të kalojë në fuqi elektrike. Tash detaje specifike ka dhenë shefi i divizionit “BMW M”, Frank van Meel. Në një intervistë për “Drive”, Van Meel ka thënë se M3 dhe M4 mund të kenë vetëm versione elektrike, por vetëm nëse janë “më të mirë se gjenerata paraprake”.

Sipas tij, çdo gjeneratë e re e modeleve “M” duhet të jetë më e fuqishme në performancë se pararendësja. Nëse BMW mund t’i arrijë këto caqe për veturën “M” me versione elektrike, ai ka thënë se edhe modelet M3 dhe M4 do të jenë tërësisht elektrike. Nëse jo, veturat do të mbesin me motorë me djegie të brendshme.

“Logjika është shumë e thjeshtë”, ka thënë ai. “Por sigurisht, po përpiqemi që ta bëjmë vetëm elektrike”. I pyetur për mundësinë e disa opsioneve të motorëve, ai ka refuzuar të pranojë se BMW do të ofrojë edhe motorë me djegie edhe elektrike e hibride. Sipas tij, nuk është reale që të prodhohen tri versione. Aktualisht modelet M3 dhe M4 kanë motor 3.0-litërsh me 503 kuajfuqi./koha

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara