www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E TMERRSHME: Nënë e bijë vdesin nga uria e etja në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë GLOBI

Posted on July 23, 2023July 23, 2023 by User User1

Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që vdiqën nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës.

Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli.

“Në dunat mbytëse, ëndrrat e tyre takuan fundin: dashuria e një nëne, ëndrra e parealizuar e një vajze të vogël”, shkruan në Tëitter aktivistët e Refugjatëve në Libi.

“Kufiri midis Tunizisë dhe Libisë është një pellg ujëmbledhës steril por megjithatë i rrëmbyer nga politikanët perëndimorë. Aty ku ëndrrat thyhen dhe humanizmi sfidohet”.

Qindra emigrantë afrikanë u dëbuan nga  qyteti tunizian Sfax (qendror-lindor), pika kryesore fillestare e emigrimit të paligjshëm në Evropë, përpara se të transferoheshin në zonat afër Libisë në lindje dhe Algjerisë në perëndim.

Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës.

Gjysmëhëna e Kuqe Libiane ka nisur gjithashtu një apel për të ndihmuar të dëshpëruarit e bllokuar në kufi.

“Ne jemi të bllokuar. Nuk mund të shkojmë përpara as prapa. Kemi nevojë për ndihmë, nuk kemi ushqim e ujë”, janë thirrjet e afrikanëve përmes videove të postuara në internet.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara