www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani i indinjuar me djegien e veturës së Grubit

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm – djegien e automjetit të zv.kryeministrit Grubi. Kështu shkruan në profilin e tij ministri i Jashtëm, Bujar Osmani pas ngjarjes së sotme të shëmtuar, konkretisht djegien e veturës private të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.

Osmani i ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën që qëndron pas këtij incidenti dhe për të sjellë menjëherë përgjegjësit para drejtësisë.

Statusi i plotë i ministrit Bujar Osmani:

Jam i indinjuar me lajmin e aktit të neveritshëm – djegien e automjetit të zv.kryeministrit Grubi.
Ky akt i urryer dhune nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegu të respektuar, por një fyerje ndaj vlerave tona demokratike dhe strukturës së shoqërisë sonë.

E them këtë, jo vetëm si ministër, por si qytetar i shqetësuar, për të dënuar ashpër këtë akt zjarrvënieje. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar dhe veprime të tilla nuk mund të justifikohen kurrë.

I bëj thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën që qëndron pas këtij incidenti dhe për të sjellë menjëherë përgjegjësit para drejtësisë.

Duhet të ketë përgjegjësi për veprime të tilla që kërcënojnë sigurinë dhe integritetin e institucioneve tona demokratike. Ne jemi një shoqëri e ndërtuar mbi parimet e paqes, tolerancës dhe respektit për njëri-tjetrin. Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe së bashku, ne mund të kapërcejmë çdo sfidë që na del përpara./Koha.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara