www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një person arrestohet në shfaqjen e fundit të Rita Orës – sillej në mënyrë të dyshimtë 

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Shfaqja e radhës, ku Rita Ora do ta promovonte albumin e ri, thuhet se u vonua me një orë pasi policia u thirr në vendin e ngjarjes për të larguar një burrë që ‘sillej në mënyrë të dyshimtë’.

Këngëtarja, 32 vjeçe, performoi në klubin e natës PRIZM në Kingston, në jugperëndim të Londrës, por ajo u ndalua të dilte në skenë pasi një burrë u pa duke u sjellë ‘në mënyrë të çrregullt’ në turmë.

Raportohet se stafi i sigurisë ndërhyri në përpjekje për të qetësuar burrin përpara se policia të thirrej për të ndërhyrë.

Një burim tha: “Cilido qoftë motivimi i tij, ai shkaktoi një skenë të madhe – është shumë e frikshme kur dikush duket krejtësisht i pakontrollueshëm në një turmë”.

“Ata ishin tashmë brenda vendit të ngjarjes, por askush nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë donte të arrinte – sapo filloi të sillej në mënyrë të dyshimtë, policia u grumbullua”.

Burri thuhet se u prangos dhe u fut në pjesën e pasme të një makine policie jashtë vendit të ngjarjes.

Rita aktualisht po feston publikimin e albumit të saj të ri “You&I” dhe ajo ishte këto ditë për të performuar në “Love Island”.

Albumi i dedikohet dashurisë, por jo vetëm asaj për partnerin, përfshirë këtu dashurinë ndaj rrethit familjar e mbi të gjitha vetes.

Ajo u martua vitin e kaluar me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara