www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mijëra të evakuar nga zjarret në ishullin grek të Rodosit, temperaturat në fundjavë priten deri në 45 gradë Celsius

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në për shkak të zjarreve ishullin Rodos, sipas shërbimit zjarrfikës të Greqisë.

Anijet private gjithashtu iu bashkuan rojeve bregdetare greke për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga plazhet në lindje të ishullit, transmeton Telegrafi.

Zëvendës-shefi i zjarrfikësve i Greqisë tha se zjarret në Rodos janë më të vështirat me të cilat përballet shërbimi aktualisht.

Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri.

Një grua britanike tha se ishte evakuuar nga hoteli ku po qëndronte me motrën dhe vajzën e saj, por tani ishte ngecur në një plazh me qindra të tjerë në vapën e madhe.

Zjarrfikësit nga Sllovakia u dërguan në Rodos të shtunën për t’ju ndihmuar ekipeve lokale për të shuar zjarret.

Greqia po përballet me një nxehtësi intensive këtë fundjavë, derisa meteorologët kanë paralajmërua se temperaturat mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius.

Një nga meteorologët kryesorë të vendit thotë se mund të bëhet fundjava më e nxehtë e korrikut në Greqi pas 50 vjetësh. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara