www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Keqpërdorimi më i madh i të dhënave bëhet nëpërmjet portaleve e rrjeteve sociale

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

I pari i MPB-së, Oliver Spasovski, tha se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë keqpërdorim masiv. Edhe pse, siç thotë, MPB së bashku me prokurorinë në raste tjera tashmë kanë punuar në lëndë me keqpërdorimin e të dhënave personale.

“E dini se ekziston Agjenci e posaçme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe këtu të gjithë institucionet që veprojnë me të dhënat personale kanë rregulla të veçanta dhe procedura në bazë të së cilave veprohet. Keqpërdorimi më i madh i të dhënave bëhet nëpërmjet portaleve, rrjeteve sociale dhe andaj duhet të punohet shumë më shumë në pjesën e ngritjes së vetëdijes publike”, dekalroi Oliver Spasovski, MPB.

Përndryshe KSHPK hapi dyshime serioze për tregti me të dhëna personale milionëshe të qytetarëve. Sipas anëtarëve të Antikorrupsionit, në dy procedurat e tenderit nuk janë paraparë masa adekuate mbrojtëse me qëllim që të ruhet privatësia përkatësisht të dhënat personale të qytetarëve gjatë skenimit, kontrollit, udhëheqjes, transferimit dhe përpunimit të të dhënave personale nga ana e operatorëve të angazhuar ekonomik në bazë të marrëveshjeve të lidhura me Drejtorinë për udhëheqje të librave amë./Shenja.tv

Lajmet e fundit…

  • Studentët kërkojnë zbatim të të drejtave ligjore, reagon Rafis Aliti ndaj Mickoskit
  • Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup
  • VLEN-i sot si Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dikur, kundër studentëve, në anën e pushtetit
  • Diaspora shqiptare në Australi ngre alarmin: Gjuha shqipe nuk negociohet!
  • THIRRJE PËR PROTESTË: Studentët shqiptarë marshojnë në Shkup për Provimin e Jurisprudencës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara