www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bisedë telefonike Petrovska – Dendias, Maqedonia e Veriut e gatshme t’i ndihmojë Greqisë për zjarret

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Athinë, 21 korrik  – Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska në një bisedë telefonike me homologun e saj grek, Nikos Dendias e ka shprehur gatishmërinë e vendit tonë që t’i ndihmojë Greqisë në përballjen me zjarret, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Për bisedën telefonike ministrat sonte informuan nëpërmjet rrjeteve sociale. 

“Në një bisedë telefonike me homologun tim grek, Nikos Dendias, shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar në përballjen me zjarret që kanë përfshirë fqinjin dhe aleatin tonë në Aleancë. U pajtuam që si fqinjë, por mbi të gjitha si vende mike dhe aleate, është shumë e rëndësishme të ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar ministrja Petrovska në Fejsbuk.

Dendias, përmes Tuiterit informoi se ka pasur një bisedë telefonike me Petrovskën në të cilën ajo e informoi “për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë vendit në përballjen me zjarret shkatërruese”./Zhurnal.mk

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara