www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

3 viktima nga moti i lig në Serbi, alarmi kuq vazhdon edhe më tej

Posted on July 22, 2023July 22, 2023 by User User1

Ciklone të forta të erërave dhe të reshura me breshër në stuhinë e mbrëmshme që goditi Serbinë kanë shkaktuar tre viktima. Një e moshuar ka humbur jetën nga zjarri në Kovaçicë. Shtëpia mori flakë pasi rrufeja goditi një pemë aty pranë. Një burrë ka vdekur në Baçka Pallankë, i cili sipas raportimeve po përpiqej të hiqte kabllot e rrymës që ranë në portën e shtëpisë së tij. Nga stuhia më i prekuri ishte Novi Sadi, ku mbetën të lënduar më shumë se 30 persona, ndërsa nga rrufeja mbeti i vdekur një djalë 11 vjeç.

Në Serbinë perëndimore është shpallur alarm i kuq i motit për shkak të rrezikut nga era e fortë dhe vetëtima. Në pjesë të tjera të vendit, Instituti Hidrometeorologjik ka lëshuar alarmin portokalli të motit, që nënkupton mot të rrezikshëm. Dëmet materiale nga stuhia janë ende duke u vlerësuar. Më e prekura ka qenë Vojvodina, ndërsa nga stuhia pa energji elektrike janë disa qytete.

“Binin gjëra, thyhej gjithçka! Por nuk jam frikësuar t’ju them të drejtën.”
“Dola ti vendos ca pako letre veturës për të mos ju thyer xhamat.”
“Ishte e trishtueshme, por ja dolëm të mbijetojmë.”
“Tmerr, isha me nipin duke lozur por kur vërejtëm se stuhia po afrohet në momentin e fundit ikëm.
“U Shkulën drunjtë, por kisha fat që shpëtova se me veturë isha afër.”

Sipas parashikimeve meteorologjike, stuhitë do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë në Slloveni, Kroaci dhe Serbi. Shqetësimi është edhe për mërgimtarët tanë, të cilët sidomos këtë fundjavë vijnë me fluksin e shtuar për në vendlindje dhe pikërisht itinerari udhëtimit me vetura dhe autobusë përshkohet në këto shtetet që i ka përfshirë moti i ligë. Aktualisht të gjitha autostradat dhe pikat kufitare janë të hapura. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar
  • Disa ditë nuk ka sistem në terminalin doganor në Bllacë!
  • Mickoski kërkon ekstradimin e Gruevskit!
  • Avokati i “Djallit” është marrë vesh me Prokurorinë në Maqedoninë e Veriut.

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara