www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shtohen dyshimet për ndarje, Bebe Rexha e largon nga rrjetet sociale të dashurin e saj

Posted on July 21, 2023July 21, 2023 by User User1

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se i ka dhënë përfundimisht lidhjes me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari.

Dyshimet lindën kur javën e kaluar, ajo shpërndau në InstaStory një mesazh të shkruar nga i dashuri i saj në InstaDirect, i cili e kritikonte atë për peshën.

Nga mesazhi u la të kuptohet se mes dyshes kishte mbaruar gjithçka, ani pse situata nuk ishte krejt e qartë.

Sido që të jetë, rrjetet sociale në ditët e sotme janë bërë një mjet konfirmimi për gjërat kur nuk shkojnë mirë mes çifteve,.

E një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me interpretuesen e hitit “I’m Good (Blue)”, e cila e ka larguar nga të gjitha rrjetet sociale kinematografin amerikan.

Edhe Keyan gjithashtu nuk e ndjek artisten shqiptare në listën e personave që ndjek në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Foto: Keyan Safyari/Instagram

Këto elemente flasin shumë dhe konfirmojnë mesa duket se çifti tashmë janë një “ish” dhe se i kanë ndarë rrugët mes vete.

Rexha ndërkohë që nga ajo ditë kur ndau me ndjekësit mesazhin e të dashurit, nuk është lajmëruar më në rrjetet sociale për të publikuar ndonjë video apo fotografi – pasi duket se ka preferuar të qëndrojë e qetë./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara